Vendosni fjalën kyçe....

Arben Ahmetaj: Akuzat e PD-së janë të pavërteta, s’ka aferë 430 milionë Euro


Në seancën e sotme plenare pritet të votohet për raportin përfundimtar të Komisionit HEtimor për Inceneratorët. Gjatë fjalës së tij në foltore, zv.kryeministri Arben Ahmetaj u përgjigj akuzave të PD-së duke i cilësuar ato si të pavërteta.

Sipas tij nuk ka një aferë me 430 milion euro, pasi sipas tij pagesa për tre koncesionet është 55 milionë euro.

“Shuma e paguar nga buxheti i shtetit për këto PPP është 55 milionë euro e faktuar nga autorizimet e nxjerra, pa TVSH. Pagesa e plotë për Elbasanin në total është 26 milionë.

Gjithë historia që u ngrit mbi koncesionin e Tiranës. Koncesioni i Tiranës nuk ka pasur nevojë për mbështetje buxhetore. Është investim privat prej 128 milion eurosh dhe bashkia e Tiranës paguan shërbimin.

E pavërteta e dytë ishte ajo që thashë a ekzistojnë këto impiante? Anektoda ka marrë fund, impiantet janë aty.

E pavërteta tjetër ka të bëjë me procedurën e Tiranës. Është akuzuar kryetari i bashkisë se ka marrë angazhim pa të drejtë. Veliaj ka marrë angazhim në parim që do të përdorë shërbimin dhe më pas kur ka pasur kontratë është dërguar në këshillin bashkiak dhe është aprovuar.”- tha Ahmetaj gjatë fjalës së tij.