Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Jam i gatshëm të bëj çdo gjë për të mirën e PD-së po jemi ende në proces reflektimi


Kreu i PD-së Basha ka delaruar sot se përgjegjësia për humbjen në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit është e para e tija.

I pyetur në shkallët e selisë nëse është i gatshëm të dorëhiqet kryedemokrati tha se është i gatshëm të bëjë çdo gjë në interesin e PD-së.

Ai theksoi se PD-ja është në periudhë reflektimi të thellë pas humbjes.

“Reflektimi të bëhet ashtu siç duhet të respektojmë ata që kanë mendimet e tyre ndaj jemi në një proces. Që nisi që pas 6 marsit dhe do vazhdojë. Është proces i thellë reflektimi. Me qëllim interesin më të mirë. Se qëllimi kryesor është përçarja mes nesh. Jam gati të bëjë çdo gjë për të mirë të PD. T’i paraprijmë ngjarjeve nuk është e mençur. Siç e thash ne kemi mbledhur strukturën e parë. Kolegjin dhe do mbledhim edhe kryesinë. Deputetët kanë kërkuar të jemi në kontakt. Demokratët do marrin në dorë fatin e tyre. PD do dalë nga procesi e fortë dhe e bashkuar. Jam i gatshëm të marrë çdo hap që PD të jetë e fortë. Është domosdoshmëri të jemi më të fortë. Nuk kemi arritur akoma aty. Jemi në proces reflektimi”, tha Basha.