Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një prononcim për mediet paraditen e sotme, deklaroi se PD-ja është në periudhë reflektimi të thellë pas humbjes së zgjedhjeve të 6 Marsit.
Ish-kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, ka reaguar për këtë deklaratë të tij duke publikuar në rrjetet sociale një video ku janë marrë fragmente të shkurtra të deklaratave të Bashës pas humbjes në çdo zgjedhje që nga viti 2015. Dhe duket se “reflektim” është fjala kyçe e të gjitha deklaratave të tij, pra që nga viti 2015 Lulzim Basha ka qenë në një proces të thellë reflektimi.
Topalli u bën thirrje ndjekësve të saj që ta shpërndajnë videon në rast se edhe ata e mendojnë këtë.
DEKLARATAT E BASHËS:
2015
Lulzim Basha: Është një detyrë e madhe për të reflektuar. Unë dhe të gjithë drejtuesit e Partisë Demokratike, nga baza në qendër kemi një përgjegjësi të madhe për të analizuar në thellësi rezultatin e këtyre zgjedhjeve kuti për kuti.
2016
Lulzim Basha: Dua t’i ftoj të gjithë të reflektojnë e të shohin përpara….
2017
Lulzim Basha: Kam reflektuar thellë këto tri ditë. Unë marr të gjitha përgjegjësitë për rezultatin. Tani demokratët dhe shqiptarët meritojnë një bilanc të plotë dhe një ballafaqim të hapur e të vërtetë.
2021
Lulzim Basha: Ne jemi një shtëpi e madhe. Gjithkush ka mendimet, kontributin, të mirat, të metat, dhe gabimet e tij apo të saj. Këtu pa diskutim bëj pjesë edhe unë. Ju keni patur dhe keni përgjegjësinë për të vendosur kush ju përfaqëson…
2022
Lulzim Basha: Kemi filluar konsultimet për një reflektim të thellë, për humbjen e 6 Marsit, pra jemi në një proces të thellë reflektimi pas të cilit pa diskutim do të marrim përgjegjësi duke filluar nga unë i pari.