Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, ku po diskutohet për raportin e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, tha se bëhet fjalë për një grup të strukturuar penal dhe jo politik.
Sipas tij, të gjithë zyrtarët e përfshirë në këtë aferë janë të lidhur bashkë ndërsa shtoi se së shpejti topi do i kalojë SPAK-ut.
“Ata u justifikuan që granti që qeveria ia çon bashkisë, që t’ja çonin Mirel Mërtirit. Pse kanë krijuar me dhjetra kompani? Shumica e tyre në parajsa fiskale.
Sa karta krediti janë lëshuar në emër të këtyre kompanive? Ku janë paratë e tjera? Ndiq paranë. Kjo është ftesa që i është bërë SPAK. Por ne s’jemi mjaftuar me kaq.
Dua të falënderoj anëtarët e Komisionit Hetimor për inceneratorët, duke nisur me Znj.Tabaku për qëndresën e saj. Dua të falënderoj ekipin e punës që mbështeti anëtarët e Komisionit dhe mbështeti raportin e vërtetë dhe jo atë të rremin dhe paditë penale për 3 kryetarë bashkie, deputeti Bllako që paguan me rrogën e 5 deputetëve babain e tij, Gjiknurin, Ahmetajn dhe Agaçin.
Ajo që duhet të kuptoni është se kjo nuk është neglizhencë apo gabim i njërit apo tjetrit. Këta të gjithë janë të lidhur bashkë. Bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal në kuptimin penal e jo politik të fjalës.
Rama ndërsen kryetarin e bashkisë së Tiranës kundër federatës dhe pastaj bën pazar me kushërinjtë e atyre të federatës. Fakti që komisioni u përpoq në konflikt interesit, që të mbulonte të vërtetën. Fakti që këta vijnë me një raport që e fsheh të vërtetën, është e vërtetë. Kauza jonë ishte e drejtë. U deshën 6 vite që i bënim thirrje që ta kthenin live-n se nuk guxonin, por tani shqiptarët e dinë të vërtetën. Shumë shpejt topi do jetë në SPAK. A do e pranojnë këtë karremin që kë janë tek e tek?”– ishte deklarata e Bashës.