Vendosni fjalën kyçe....

Bllokuan qarkullimin, protestuesit përplasen me policinë në Lushnjë


Qytetarët në disa qytete të vendit kanë dalë në protestë për të dytën ditë me radhë kundër rritjes së çmimeve.

Në Lushnjë qytetarët kanë bllokuar rrugën nacionale, konkretisht te rrethrrotullimi i Plugut. Për pasojë në një moment ka patur përplasje mes tyre dhe punonjësve të policisë, të cilët kanë kërkuar lirimin e rrugës.

“Policia po shtyn popullin që i ka vajtu thika në palcë, se ka vajtur nafta 3 mijë lekë. Ne nuk po mundemi të blejmë një kile miell.”– u shpreh njëri prej protestuesve.

Protestat kundër rritjes së çmimit të naftës po zhvillohen paralelisht në Tiranë, Durrës, Rrugën e Kombit, Shkodër, Elbasan, Berat…