Vendosni fjalën kyçe....

Braçe: Duhet ta ndihmojmë bujqësinë në vend tani, të zbusim pasojat e luftës në Ukrainë dhe spekulimit në tregje


Deputeti i PS-së Braçe ka bërë thirrje për ndihmë urgjente ndaj bujqësisë në vend tani.

Gjatë fjalës në Kuvend ai theksoi se qeveria duhet të ndihmojë sa më shpejt prodhuesit në vend për të zbutur sadopak pasojat e luftës në Ukrainë dhe spekulimit në tregje.

“Na nevojitet bujqësia kombëtare tani që të mos varemi nga situata të ndërlikuara s kjo e luftës apo situata spekulative në tregje. Na duhet ndihma ndaj bujqësisë në vend tani. Mund të përballemi me pasoja të shumta, edhe krizë ushqimore nëse doni dhe për këtë arsye ndihma ndaj fermerëve e blegtorëve në vend është jetike.” – tha Braçe.