Vendosni fjalën kyçe....

Dael Dervishi, ish-drejtori i AKBN-së që i dha projekte vetes, analizon krizën e naftës


Dael Dervishi, ish-drejtori i AKBN-së në vitet 2013-2016 ka analizuar krizën e naftës në një studio televizive (Lexo këtu).

Dael Dervishi ka drejtuar studion ligjore Optima Legal. Kjo studio ka marrë punë, nënkontraktime nga AKBN-ja në disa qindra mijëra euro kur Agjencinë e drejtonte Dervishi.

Dael Dervishi u tërhoq taktikisht nga studioja ligjore gjatë kohës që drejtoi AKBN-në por më pas ai u rikthye në studio duke vijuar të ndjekë punët dhe kontratat që ja dha studios së vet kur ishte drejtor.

Ai ka kombinuar disa nënkontraktime për disa projekte energjitikë ku kushti për firmat e konsulencës ndërkombëtare ishte që nënkontraktimin ta kalonte te Optima Legal.

Por Dervishi ka firmosur dhe kontrata direkte ku i kalonte studios së tij kontrata, siç ishte rasti me kompaninë shtetërore Albgaz.

Ai njihej si delfini i Damian Gjiknurit brenda gardhit të LSI-së dhe bashkëpunoi fort me Gjiknurin në disa projekte energjitike të kanalizuara në firmat përkatëse private të njëri-tjetrit./ Hashtag.al