I pyetur nëse do garonte përballë Sali Berishës dhe Agron Shehajt për drejtimin e PD-së, kryedemokrati Lulzim Basha iu përgjigj gazetarëve se nuk dinte të ishte hapur ndonjë hgarë në këtë forcë politike.
Gjatë një prononcimi për mediet, Basha tha se ishte e gabuar nga ana e gazetarëve që ta ftojnë të bëjë spekulime ndërsa kërkoi të mos devijohej vëmendja.
“Është gjëja më e gabuar të më ftoni të bëj spekulime, pasi nuk e di që ka shpallur garë PD apo zoti Shehaj dhe Berisha. Unë e di që sot Komisioni për Inceneratorët nxjerr raporton. Unë nuk kam shtyrë asnjë mbledhje. Për demokratet ka rëndësi që ata të dëgjohen. Që mos të bëhet asgjë në interes të Bashës apo të Berishës.
Kriza sapo nisi ditën e shtunë, qe ishte heshtje zgjedhore dhe unë takova disa shtabe dhe çmimi kapërceu. Qëndrimet e përfaqësuesve tanë kanë qenë të përditshme, edhe për çmimin e naftës dhe të produkteve të shportës. Çdokush që e mbështet këtë qëndrim të PD, i shërben kauzës. Se kam ndjekur konferencën e zotit Berisha. Mëse e mbështet atë që kemi thënë ne, shumë mirë ka bërë. Çështja nuk është se kush mbështet, por se çfarë thotë qeveria. Që mos të lejojmë që Edi Rama ta bëjë këtë, ne duhet të gjithë bashkë, pasi një grup njerëzish po vuajnë.
Ne demokratët që nuk jemi në ditët tonë më të mira, duhet sa më shpejt të marrin rolin që na takon për të qenë në krye të kësaj beteje.”– ishin fjalët e Bashës.