Vendosni fjalën kyçe....

Fotoja virale e Gjekmarkajt në kafe me deputetët e Berishës, reagon Paloka: Na e bëri Basha


Një foto u bë virale paraditen e sotme në rrjet, ku deputeti Agron Gjekmarkaj shihej në një lokal i shoëruar nga dy deputetët e tjerë Edi Paloka dhe Flamur Noka, të cilët janë mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Dhe kjo vetëm pak ditë pas dorëheqjes së tij nga posti i nënkryetarit të PD-së. Ky takim u pa në publik si një bashkim i Gjekmarkajt me kampin e Berishës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Paloka shprehet me ironi se e di se kush e ka bërë këtë foto dhe më pas e ka shpërndarë në medie.

Paloka shprehet se këndi nga ata janë fotografuar vjen nga tavolina ku ishte ulur kryedemokrati Lulzim Basha para nisjes së seancës plenare.

“L.B qenka bërë dhe fotograf…!

Nga “fotolajmi” tek lajmi. Pozicioni nga është bërë fotoja ishte pikërisht nga tavolina ku për herë të parë ishte ulur në kafen e Parlamentit L.B!
Sot jo vetëm u ul në kafe për herë të parë me deputetët e tij, po ka gjithë kohën që i merr me rradhë, i përqafon dhe… iu lutet …! E gjitha kjo pasi ju suli kryetarët e emëruar që t’i sulmonin.
Sa për mua, unë me deputetët dhe demokratët jam ulur dhe kam ndarë miqësinë pavarsisht bindjeve apo mendimeve të tyre.
Tani bëka dhe fotografin! Nuk e imagjinoja që njeriu mund të zvogëlohet e zvogëlohet kaq shumë!”- shkruan Paloka.