Vendosni fjalën kyçe....

Jeni i gatshëm të largoheni për të bashkuar demokratët? Berisha: Kushti i vetëm që pranoj është vota e lirë


Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet nga gazetarët sot nëse do të ishte i gatshëm të largohej, nëse ky do të ishte kushti i vetëm për të bashkuar demokratët.

Kësaj pyetjeje Berisha iu përgjig se kushti i vetëm që ai mund të pranojë është vota e lirë: ”Kushti i vetëm që mund të pranohet edhe një herë është vota e lirë. Unë mendoj se ‘mater matrix’, nëna e nënave e të gjithave problematikave është shkelmimi i votës së lirë.”

Ish-kryeministri u pyet për deklaratat e Grida Dumës e cila ka hequr dorë nga posti i saj si nënkryetare pas zgjedhjeve të 6 Marsit, se bashkimi me Berishën “është një hap pas”.

Lidhur me këtë Berisha u përgjigj: “Respektoj çdo mentim të cilitdo. Unë kam theksuar cili është qëllimi i PD-së dhe i Sali Berishës. Hapjen e plotë ndaj të gjithë atyre mbi bazën e kontributeve ndaj të gjithë atyre që pranojnë votën e lirë. Kjo është ajo që gjithçka mund të them.”