Vendosni fjalën kyçe....

Johnson në një linjë me SHBA-të: Frikë se Kremlini po kërkon pretekst për përdorimin e armëve kimike


Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin për një përpjekje “cinike” për të krijuar një pretekst për përdorimin e armëve kimike në Ukrainë.

Johnson tha se ka frikë se regjimi “barbar” i Kremlinit mund të jetë gati të përdorë armët e ndaluara, pasi forcat e tij nuk kanë arritur të bëjnë përparimin e pritur.

Duke folur për Sky News, Johnson tha se gjërat që po dëgjoni për armët kimike, “janë drejtpërdrejt nga libri i tyre i lojës”, raporton The Indipedent.

“Ata nisin e thonë se ka armë kimike, që janë grumbulluar nga kundërshtarët e tyre ose amerikanët. Dhe, kur ata vetë i pozicionojnë armët kimike – e kam frikë se mund ta bëjnë – ata i kanë gati këto pretendime të rreme”, tha Johnson.

“Është një qeveri cinike, barbare, kam frikë”, shtoi Johnson.

Më herët, SHBA lëshoi një paralajmërim të ngjashëm për përdorimin e mundshëm të armëve kimike ruse.