Vendosni fjalën kyçe....

Kancelari gjerman Scholz e presidenti rus Putin bisedë telefonike rreth Ukrainës


Kancelari gjerman Scholz e presidenti rus Putin kanë zhvilluar një bisedë telefonike ditën e djeshme.

Gjatë bisedës dy liderët kanë diskutuar rreth ‘operacionit ushtarak’ që Rusia po organizon në Ukrainë prej më shumë se dy javësh.

Sipas njoftimit të bërë nga ambasada ruse në Tiranë, Putin e Scholz kanë diksutuar edhe rreth përpjekjeve politiko-diplomatike për krizën si dhe rezultatet e raundit të tretë të negociatave midis deleacionit rus dhe përfaqësuesve të Ukrainës.

Sipas njoftimit, presidenti rus ka informuar kancelarin gjerman për masat lidhur me organizimin e korridoreve humanitare për evakuimin e popullsisë civile nga zonat e luftimeve dhe përpjekjeve të luftëtarëve të formacioneve nacionaliste për të penguar evakuimin e sigurtë të njerëzve.