Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi për inceneratorët: Basha konfuzoi SPAK-un për 5 muaj që të mos merrej me hetimin, po shërben si patericë e Ramës


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi përsërit thirrjen ndaj SPAK-ut që të vijojë hetimin për inceneratorët.

Në një postim në Facebook, Kryemadhi e quan dyshen Rama-Basha “çifti i 17 Majit” dhe e akuzon kryedemokratin Lulzim Basha se vijon t’i hsërbejë me devotshmëri kryeministrit.

Sipas Kryemadhit, Basha vetëm sa e konfuzoi SPAK-un për 5 muaj me Komisionin Hetimor që të mos merrej me hetimin e aferës.

“Konfuzoi SPAK-un 5 muaj, që të mos merrej me hetimin e inceneratorëve, e tani vjen tek fjalët tona që kemi 5 muaj që i themi. Vijojmë t’i bëjmë thirrje SPAK, që të refuzojë me forcë bërjen pis nga lojërat politike të çiftit të 17 Majit, por ta çojë hetimin deri në fund. Pa frikë, deri tek nivelet më të larta të mazhorancës qeverisëse! Të anulojë koncesionin e inceneratorit 30 vjeçar të Tiranës; duhet ta kishte bërë këtë me kohë, por edhe sot nuk është vonë, e ato para le t’i përdorë qeveria për të rimbursuar qytetarët për rritjen e çmimeve.

Estrada e Bravës nuk ka të mbaruar, se edhe raportin e ’komisionit hetimor’, me 100 faqe, e ka dorëzuar vetëm dje në darkë kryetarja e komisionit, për ta ’miratuar’ sot Kuvendi. Hipokrizi! Kaq peng janë, sa edhe pasi u bënë qesharak në sytë e të gjithë shqiptarëve, vijojnë me devotshmëri të shërbejnë si patericë për mbajtjen në pushtet të Edi Ramës.”- shkruan Kryemadhi.