Kuvendi hedh poshtë raportin e PD-së për inceneratorët, miratohet propozimi i PS-së


Kuvendi ka miratuar sot në seancën plenare raportin e Partisë Socialiste për inceneratorët.

Raporti i PS për inceneratorët u miratua me 76 vota pro dhe 34 kundër.

Raporti i propozuar nga Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët Jorida Tabaku nuk është votuar në masë të madhe edhe nga opozita duke marrë vetëm 27 vota pro. Ndërsa 84 deputetë votuan kundër dhe 0 abstenim.