Vendosni fjalën kyçe....

Lavrov: Do ia dalim ndaj sanksioneve, Perëndimi s’flet dot për vlera, tradhëton këdo e në çdo kohë


Ministri i Jashtëm i Rusisë Lavrov ka dhënë një konferencë për shtyp pas përfundimit të takimit me homologun e tij ukrainas në Antalia të Turqisë.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët numri një i diplomacisë ruse ka thënë se lëvizjet e Ukrainës si bazat ushtarake e vendosja e raketave janë një kërcënim i drejtpërdrejt për Moskën.

Ai foli edhe për laboratorët e sekuestruar së fundmi duke thënë se ato kanë qenë mjedise për armë biologjike ndërsa theksoi se Perëndimi nuk mund të flasë për vlera pasi tradhëton këdo e çdo gjë sipas interesit.

“Vendosja e bazave ushtarake e dërgimi i raketave në Ukrainë janë një kërcënim i drejtpërdrejt për ne. Siguria jonë nuk mund të varet nga NATO. Kërkesat tona janë të qrta, çmilitarizimi i Ukrainës, denazifikimi i saj dhe moshyrja në NATO. Ne nuk duam që të vendoset tradita neonaziste në Ukrainë, me batalione të tilla që vendosin shenja të tilla. Këto njësi janë trajnuar për të kryer vepra terroriste. Duam të shohim një Ukrainë neutrale. Presidenti Putin e ka thënë disa herë. Kur bëjmë thirrje për mos zgjerimin e NATO-s nuk duam të cenojmë sigurinë e Ukrainës. Sa i përket problemeve ekonomike, do ia dalim. Ia kemi dalë me vështirësi në çdo etapë të historisë. Këtë herë jua siguroj se do të dalim nga kjo krizë. Nuk kemi iluzione, kur perëndimi flet për vlera. Perëndimi mund të tradhtojë çdo kënd, në çdo kohë.” – tha Lavrov.