Australia është goditur prej disa ditësh nga reshje të dendura shiu që kanë çuar në përmbytje masive e ka marrë jetën e të paktën 22 personave.
Zonat më të dëmtuara janë ato në Uellsin e Ri Jugor. Kryeministri i vendit Scott Morrison ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka ndaluar mediat që të vizitojnë vendet e përmbytura.
Protestues të shumtë u mblodhën në Lismore, ku Morrison mbajti një konferencë shtypi, me një pankartë ku shkruhej: “Po bie shi, kryeministri në gjumë “, në lidhje me reagimin e ngadaltë të qeverisë.