Vendosni fjalën kyçe....

Protestat kundër rritjes së çmimeve, Berisha: Ndërgjegja qytetare është zgjuar më fuqishëm se kurrë


Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar përmes një pronocimi për mediet protestat që u zhvilluan një ditë më parë në disa qytete për rritjen e çmimeve.

Berisha bëri një krahasim të vendit tonë me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

“Dua të përcjell një përshëndetje të përzemërt për të gjithë protestuesit në Tiranë, Shkodër, Tepelenë, Durrës, nesër në Korçë dhe në mbarë Shqipërinë. 

Ndërgjegja qytetare është zgjuar më fuqishëm se kurrë, po merr protesta përmasat e një uragani. Ajo ka mbështetjen më të fuqishme të popullit opozitar. Kauza e saj është kauza më e drejtë, është kauza që lidhet me ekzistencën e qytetarëve dhe familjeve shqiptare, të cilat papërgjegjshmëria e korrupsioni i kësaj qeverie i ka shtyrë drejt niveleve të frikshme drejt varfërisë. Çmimet e papërballueshme të ushqimeve dhe të naftës janë padiskutim në backgroundin e një lufte që zhvillohet në Evropë por janë të pakrahasueshme me asnjë vend tjetër.

U kujtoj këtu se Republika fqinje e Maqedonisë e cila nuk nxjerr mesa di unë nga toka e saj asnjë litër naftë, e cila për hir të së vërtetës e ka më problematik transportin për shkak të mungesës së porteve, ka patur çmimin e naftës dje 1.3 Euro në një kohë kur në Shqipëri ishte 2.2 Euro.

Po kështu Republika e Maqedonisë hoqi TVSH-në nga të gjitha ushqimet, ngreiu fitimin për bukën dhe një seri produktesh të tjera për një afat të caktuar, caktoi një bonus për të mbrojtur cdo qytetar nga ky spekulim i madh që po bëhet me çmimet.

Kosova nga ana tjetër e cila nuk nxjerr asnjë litër naftë, kishte një çmim prej 1.8 Eurosh por caktoi që dje 50 milionë euro për fermerët në mënyrë që ata të mbjellin sa më shumë të lashta, drithëra dhe subvencionon 420 euro hektarin shtesë për të inkurajuar mbjelljen e drithërave.

Informoi gjithashtu qytetarët e saj se rezervat me miell të Kosovës janë 3 muaj, pra për 5 muaj gjërsa të dalin produktet e reja…”- deklaroi Berisha.