Vendosni fjalën kyçe....

Protestat në vend, policia: Do marrim masa ndaj kujtdo që bllokon rrugët


Policia e Shtetit ka njoftuar se do marrë masa ndaj të gjithë atyre që do bllokojnë rrugët e do pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Sipas policisë, në protestat e djeshme në Tiranë e qytete të tjera ka pasur bllokim të rrugëve, pengim të lëvizjes së lirë të qytetarëve e kundërshtim të forcave të rendit.

Njoftimi

“Nisur nga situata e krijuar sot, në disa rrugë, në të cilat pati bllokime të lëvizjes së lirë të automjeteve dhe të qytetarëve, si dhe kundërshtime ndaj punonjësve të Policisë që ishin në detyrë për të siguruar rendin e qetësinë, si dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve, bëjmë me dije se:

Policia e Shtetit është në gatishmëri të plotë për sigurimin e rendit dhe të qetësisë dhe në mbrojtje të çdo qytetari i cili proteston në mënyrë paqësore, pa cenuar të drejtat dhe liritë e të tjerëve.

Njëkohësisht, Policia e Shtetit, ashtu sikurse është e angazhuar për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e qytetarëve, është e vendosur të marrë masa ndaj çdo paligjshmërie dhe të procedojë penalisht çdo person që kryen akte në dëm të qytetarëve apo të lëvizjes së lirë të tyre, siç ishte  dhe rasti i sotëm i bllokimit të disa rrugëve.