Protestuesit në Tiranë kanë bllokuar urën pranë ish-bllokut ndërsa policia ka ndërhyrë duke i zhvendosur ata.
Efektivët i kanë ngritur qytetarët të cilët ishin ulur në tokë ndërsa iu ka bërë thirrje atyre të lirojnë qarkullimin.
Qytetarët bëjnë rezistencë duke mos u larguar ndërsa kanë bllokuar qarkullimin me koshat e mbeturinave. Më tej ata thonë se do ta vijojnë protestën kundër rritjes së çmimit të naftës.