Vendosni fjalën kyçe....

Putini për rritjen e çmimeve: Fajin e ka Perëndimi, jo ne


Presidenti rus Vladimir Putin ka folur lidhur me sansionet që vendet perëndimore kanë ndërmarrë kundër vendit të tij, pas ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë.

Putini tha se “njerëzit do të kuptojnë se thjesht nuk ka asgjë që ne nuk mund ta zgjidhim” lidhur me ndikimin e sanksioneve në vendin e tij.

Ai më pas drejton gishtin drejt Perëndimit lidhur me rritjen e çmimit të karburanteve, duke thënë se ata po “u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre të shtrëngojnë rripat dhe të veshin rroba të ngrohta” duke fajësuar sanksionet për përkeqësimin e situatës.

“Gjithçka po duket shumë e çuditshme.”- tha Putini sipas BBC-së gjatë një fjalimi.

Putin vazhdon të këmbëngulë se Rusia po i përmbush detyrimet e saj për furnizimin me energji dhe nuk është fajtore për rritjen e çmimeve.

“Është rezultat i llogaritjeve të tyre të gabuara. Mos na fajësoni neve.”– është shprehur ai.