Vendosni fjalën kyçe....

Rama ndryshon qëndrim për ndërhyrjen në treg: Do krijojmë bord me furnizuesit e naftës për të përcaktuar çmimin e karburanteve


Kryeministri Edi Rama gjatë komunikimit të tij publik për rritjen e çmimeve deklaroi se do krijojë një Bord të Administrimit të Karburanteve me qëllim për të bërë transparencë për çmimet dhe për të vendosur një marzh shitjeje që të mos ketë abuzime. 

Unë njoh aq shumë familje shqiptare se si jetojnë njerëzit, dhe askush nuk mund të më japë leksione mua se si jetojnë njerëzit. I dëgjoj me shumë respekt dhe përgjegjësia për të udhëhequr ngrihet mbi përgjegjësi dhe fakte dhe nuk mund të drejtohet që hidh një hap dhe më pas shkohet në greminë.

Përderisa nafta është një mall, dhe përderisa ku vend është në luftë dhe lufta ka ardhur me çmimin e naftës.

Do të ndërhyjmë për të frenuar çdo tendencë spekulative dhe brenda 48 do të krijojmë një plan dhe akt normativ. Furnizuesit e vendit do të jenë në tavolinë me qeverinë dhe marzhi i fitimeve do të përcaktohet në atë tavolinë dhe do të flitet për të gjitha aspektet deri te pika fundore e shitjes”, u shpreh Rama gjatë një dalje në Facebook.

Me këtë qëndrim Rama duket se ka ndryshuar qëndrim duke devijuar nga linja se qeveria nuk ndërhyn në çmimet e tregut te ndërhyrja për të vendosur çmimin me marrëveshje me furnizuesit e karburanteve.