Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Njësoj si përballuam pandeminë do bëjmë me krizën enegjitike e pasojat e luftës në Ukrainë


Kryeministri Rama ka deklaruar mëngjesin e sotëm se Shqipëria do e përballojë krizën energjitike dhe pasojat e luftës në Ukrainë njësoj si bëri me pandeminë.

Ai ka postuar një video në faqen e tij në Facebook nga periudha e pandemisë në vend.

Reagimi i kreut të qeverisë vjen dy ditë pasi ai paralajmëroi për pasoja dramatike me të cilat mund të përballej sektori energjetik në vend pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainë dhe pas protestave të mbrëmshme në disa qytete të vendit kundër rritjes së çmimit të karburantit dhe prodhimeve të tjera.

“MIRËMËNGJES

dhe më këtë video që tregon se si falë vetëmohimit të stafeve mjekësore e investimeve domethënëse, sistemi ynë shëndetësor e mbajti peshën e një tragjedie si pandemia që vjen një herë në 100 vjet, si edhe me bindjen se me të njëjtin vullnet e durim, do të mund t’i përballojmë edhe krizën energjitike bashkë me pasojat e luftës së egër në Ukrainë, ju uroj një ditë të mbarë.” – shkruan Rama.