Vendosni fjalën kyçe....

Salianji godet sërish Bashën: PD është aset kombëtar jo personal, po tenton ta çojë partinë drejt fundit


Deputeti i PD-së Ervin Salianji, vijon sulmet ndaj Lulzim Bashës duke thënë se kryedemokrati po tenton ta çojë partinë drejt fundit.

Salianji që pas zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit ka nisur sulmet ndaj duke kërkuar largimin e tij. Salianji thotë më tej se Basha PD-ja është aset kombëtar e jo personal.

Lulzim Basha duhet të ikë!

Megjithëse në këto orë po përpiqet të blejë kohë e të manipulojë duke u përgjëruar “edhe për një tjetër herë të fundit” e cila nuk ka fund, por po tenton të çojë PD drejt fundit!

Ai thotë që “po lufton”, por u bënë 9 vite që luftojmë për të dhe e vetmja luftë e tij është lufta ndaj demokratëve! Duhet ta shohë realitetin në sy, ai nuk mundet më të marrë zvarrë të ardhmen që po bëhet e shkuar.

Partia Demokratike është aset kombëtar jo aset personal!

Si përherë me demokratët”-deklaron Salianji.