Në një konferencë për shtyp gjatë vizitës së tij në Antalia, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov u pyet nga gazetarët se si mund ta justifikojë Rusia bombardimin e një materniteti dhe spitalit të fëmijëve në qytetin e Maripuolit.
Lavrov u përgjigj se kjo “nuk është hera e parë që shohim protesta patetike në lidhje me të ashtuquajturat mizori të kryera nga ushtria ruse”. Por theksoi se spitali ishte marrë në kontroll nga batalioni Azov, një grup vullnetarësh që luftonte përkrah ushtrisë ukrainase dhe se të gjitha gratë shtatzëna ishin nxjerrë nga ndërtesa.
Lavrov tha se delegacioni rus i bëri me dije këshillit të sigurimit të OKB-së tre ditë më parë se spitali ishte “marrë” nga radikalët ukrainas dhe se “të gjitha nënat dhe infermieret ishin përzënë nga atje”.
Lavrov thotë se “opinioni publik po manipulohet” në mbarë botën, shkruan BBC. Ministri rus i përshkruan raportimet në kanalet e mediave perëndimore si “shumë emocionale” dhe thotë se ana tjetër e situatës nuk po merret parasysh.