Vendosni fjalën kyçe....

Tenderi 28 milionë euro i uniformave të policisë, lirohet nga burgu ish-drejtoresha e Ministrisë së Brendshme.


Ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara Edlira Naqellari është liruar pasi ka përfunduar dënimin, shkruan BW.

Vendimi për lirimin e saj u dha nga gjyqtari Erjon Çela. Naqellari ishte në mesin e nëntë të arrestuarve për tenderin 28 milionë euro të uniformave të policisë.

Ajo u dënua me një vit burg ndërsa me nga 8 muaj deri në 1 vit burg janë dënuar Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Gezim Mingaj, Anisa Bogdani, Klevis Hasani, Flutura Cerkezi, Ani Omuri dhe Kreshnik Bejkaj.