Vendosni fjalën kyçe....

Topalli: Për hir të ndryshimit duhet edhe aleanca me Ilir Metën


Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli një nga kritiket më të mëdha të aleancës me LSI-në në kampin blu deklaroi në emisionin “Të Pakespozuarit” se që të ndodhë ndryshimi duhet një aleancë me forcën politike të drejtuar nga Monika Kryemadhi.

Topalli theksoi se në politikë për të filluar një proces ndryshimi vendi ka nevojë që të ketë një aleancë të gjerë.

“Kur Lulzim Basha largonte PD-në dhe bënte aleancë me Ilir Metën, e kam thënë që PD nuk e kishte nevojshme se e merrte pushtetin pa forca të majta. Por në situatën që jemi vendi ka nevojë për të pasur aleancë të gjerë, për të filluar një proces ndryshimi. Kjo është shumë e rëndësishme. Jemi në politikë. Është shumë e rëndësishme të ndodhë ndryshimi. Në fund të fundit ne po paguajmë të gjitha faturat e dështimit dhe pazareve e shitjes së opozitës”-deklaroi Topalli.