Vendosni fjalën kyçe....

“Dënoj dhunën shtazore e barbare të narkobanditëve me uniformë ndaj protestuesve paqësorë në Berat” – Berisha nxjerr videon


 

Ish-kryeministri Berisha ka dënuar dhunën e policisë ndaj qytetarëve që protestuan në Berat.

Ai ka publikuar një video ku tregohen efektivë policie që dhunojnë qytetarët teksa i shoqërojnë në furgon.

“Brutalitet shtazor ndaj protestuesve paqesor ne Berat. Denoj me ashpersine me te madhe dhunen e eger te narkobanditeve me uniforme ndaj protestuesve paqesor dhe kerkoj lirimin e menjehershem te tyre. Sb.” – shkruan ai në Facebook.

Protesta të shumta janë zhvilluar prej tre ditësh në disa nga qytetet kryesore të vendit, Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçë, Berat, Lezhë, Mirditë, Laç, Ballsh e Bulqizë kundër rritjes së çmimit të karburanteve e ushqimeve.

Gjatë të treja protestave ka pasur me dhjetëra të shoqëruar nga policia. Një tjetër protestë është njoftuar për nesër në Tiranë në orën 11 të paradites.