Vendosni fjalën kyçe....

“Kush vendos çmim më të lartë se ai i bordit do të humbasë pikën e karburantit”- Rama tregon kush do jenë anëtarët nga qeveria të Bordit të Administrimit të Karburanteve


Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së sotme për mediet ka zbuluar kush do të jenë anëtarët e bordit të Administrimit të Karburanteve.

“Pjesë e bordit do të jenë, përfaqësuesit e qeverisë, ministrja Belinda Balluku, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, drejtori i drejtorisë së Tatimeve, Enton Duro, drejtori i drejtorisë së Doganave, Gent Gazheli si dhe kryetari i Autoritetit të Konkurencës, Denar Biba, që do të jenë në një tryezë me 5 përfaqësuesit tuaj. Do të përcaktojnë çmimet, dhe nuk do të ketë asnjë çmim të përcaktuar që nuk e ka miratuar bordi dhe kush vendos një çmim më të lartë do të humbisni pikën e karburantit.”– tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, Rama u kërkoi furnizuesve të karburantit të jepnin 5 emrat e përfaqësuesve e tyre dhe tha se mbledhja e parë e këtij bordi do të bëhet nesër pasdite.

Ai përsëriti paralajmërimin se nëse në tabelat e pikave të furnizimit për qytetarët do të jetë një çmim tjetër nga ai i përcaktuar nga Bordit Kombëtar për Administrimin e Karburantit, pika do t’i kalojë në administrim shtetit.

“Duhet që brenda ditës të na bëni me dije 5 përfaqësuesit për bordin kombëtar. Nesër pasdite bordi do të mblidhet. Mirë do jetë që mbledhja të jetë me prezencë fizike, më pas do të mblidhet me ‘zoom’ dhe të gjithë që duan ta ndjekin mund të hyjnë të gjithëve në fund do t’ju jepet çmimi që do të shfaqet në tabelë nesër nga bordi.

Nuk është as qëllimi as prirja e qeverisë të kontrollojë dhe imponojë çmime, por qeveria do të garantojë transparencën e plotë e pastaj do të thotë fjalën e fundit për çmimin. Dhe marzhi i fitimit do të ngrijë sipas vendimit që do të marrë bordi dhe çdo furnizues që do të vendosë në tabelën e pikës një çmim që nuk ai që ka vendosur bordi por më i lartë, do të humbasë pikën e furnizimit. Kjo do të jetë e sanksionuar me ligj, dhe pika merret në administrim nga shteti

Dhe ndërkohë dua t’ju informoj se ne si qeveri, ministria do të angazhohet për të krijuar rezrvën e vet duke përdorur albcontrolin duke pasur aktorin e vet për ditë të këqija kuptohet. Ne do jemi në dispozicion për çdo ndihmë.”- tha Rama.

Marzhi i fitimit do të ngrijë sipas vendimit që do të marrë bordi dhe çdo furnizues që do të vendosë në tabelë një çmim të ndryshëm, do të humbasë pikën e furnizimit..” u shpreh Rama.