Vendosni fjalën kyçe....

Meta thirrje qeverisë të tregojë përgjegjshmëri për shqetësimet e qytetarëve që protestojnë: Policia të distancohet nga dhuna


Presidenti Meta i ka bërë thirrje qeverisë që të tregojë përgjegjësinë e duhur për adresimin e çështjeve të ngritura nga qytetarët që protestojnë prej disa ditësh.

Në shënimin e tij kreu i shtetit i ka tërhequr vëmendjen policisë që të distancohet nga dhuna e papranueshme e ndalimet e pajustifikuara.

“I bëj thirrje Qeverisë të dëshmojë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e të gjitha çështjeve që po shqetësojnë me të drejtë qytetarët, të cilët prej ditësh po protestojnë, në mbarë vendin, për dinjitetin dhe të drejtat e tyre thelbësore. Policisë së Shtetit i tërheq vëmendjen për t’u distancuar nga dhuna e papranueshme dhe ndalimet e pajustifikuara.” – shkruan Meta.

Reagimi i Metës vjen mes protestave në mbarë vendin prej disa ditësh mbi çmimet e larta të karburantit e ushqimeve.

Pak më herët kryeministri Rama e akuzoi kreun e shtetit si një nga dy personat që qëndrojnë pas protestave, bashkë me ish-kryeministrin Berisha.