Vendosni fjalën kyçe....

Pas 6 djemsh, Elon Musk bëhet baba i një vajze


Elon Musk dhe partnerja e tij Grimes janë bërë përsëri prindër, këtë radhë të një vajze të cilës i kanë vënë një emër tejet të veçantë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë muzikantja 33-vjeçare në një intervistë për “Vanity Fair” këtë javë, ku ka treguar se vajza e tyre lindi në dhjetor dhe e kanë quajtur Exa Dark Sideræl, ose shkurt “Y”.

Sipas këngëtares, emri i çuditshëm i të porsalindurës Exa, u frymëzua nga termi superkompjuterik exaFLOPS, i cili është ‘aftësia për të kryer një kuintilion operacione me pikë lundruese në sekondë‘, ndërsa emri i saj i dytë Dark, është një shenjë për materien e errët dhe ‘të panjohurën‘.

“Njerëzit i frikësohen, por në të vërtetë është mungesa e fotoneve. Materia e errët është misteri i bukur i universit tonë.”– tha ajo për revistën.

Ndërsa emrin e fundit Sideræl, e cila shqiptohet sigh-deer-ee-el Grimes e përshkroi si ‘koha e vërtetë e universit, koha e yllit, koha e hapësirës së thellë, jo koha jonë relative e tokës’.

Emri i tretë i vajzës është gjithashtu një referencë për personazhin e preferuar të Grimes, Lord of the Rings, kukudhin Galadriel. Megjithatë çifti do ta quajë shkurt vajzën e tyre të vogël ‘Y’, siç bënë me fëmijën e tyre të parë, djalin X Æ A-12, të cilin e thërrasin ‘X’.

CEO i Tesla-s është babai i pesë djemve nga martesa e tij e mëparshme dhe Exa është vajza e tij e parë.