Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka bërë një thirrje për kreun e Policisë së Shtetit, Gledis Nanon, që të mbajë përgjegjësi për sjelljen e policëve ndaj qytetarëve protestues.
Vasili i referohet protestave të ndodhura dy ditët e fundit në disa qytete të Shqipërisë dhe në kryeqytet përpara godinës së Kryeministrisë, kundër rritjes së çmimit të karburanteve.
“I bëj thirrje drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, zotit Gledis Nano që të marrë përgjegjësitë për sjelljen e uniformave blu të paidentifikuar dhe me fytyra të mbuluara dhunojnë qytetarët e ndershëm që protestojnë paqësisht për rritjen e çmimeve, të ndalë dhunën ndaj mediave që pasqyrojnë protestat, të ndalë dhunën e turpshme që nuk ka kursyer as vajzat dhe gratë dhe t’i japin përgjigje krimit dhe trafikantëve të cilët e kanë kthyer Shqipërinë në Kolumbinë e Europës.
Këtë presion shqiptarët nga policia dhe jo të kthehet në vegël qorre të Edi Ramës dhe interesave të tij.”– tha Vasili.