Policë civilë marrin zvarrë të riun në Tiranë (Video)


Disa policë civilë kanë marrë zvarrë një të ri në Tiranë gjatë protestës kundër rritjes së çmimeve të karburantit e ushqimeve në vend.

Siç duket nga pamjet video, tre policisë civilë e tërheqin të riun mbi trotuar ndërsa njëri prej tyre dëgjohet të thotë: “Sille furgonin shpejt.”

Ndërsa i riu i shtrirë përtokë thotë se nuk ka bërë asgjë.

Pas protestës para kryeministrisë, qytetarët u drejtuan drejt Zogut të Zi ku bllokuan rrugët. Në vend mbërritën forca të shumta policie mes të cilëve edhe forca të ndërhyrjes së shpejtë.

Policia u bëri thirrje qytetarëve që të lironin rrugën në të kundërt do ndërhynte për lirimin e saj.

Video Credit: Fax Web