Qindra qytetarë janë mbledhur te rrethrrotullimi i Zogut të Zi.
Pas largimit nga kryeministria një pjesë e qytetarëve kanë marshuar nëpër bulevard, para Ministrisë së Brendshme.
Prej aty ata kanë dalë në rrugën e Durrësit e më pas janë mbledhur te Zogu i Zi ku kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve.
Protesta të ngjashmë janë zhvilluar edhe në Durrës, Shkodër, Berat, Mirditë, Laç, Lezhë, Bulqizë, Ballsh e Korçë.
Ata kërkojnë lirimin e protestuesve që janë ndaluar nga policia në protestat e ditëve të fundit dhe në atë sot.
Qytetarët protestojnë prej disa ditësh në qytetet kryesore të vendit kundër rritjes së çmimeve të karburateve dhe ushqimeve. Ata kanë njoftuar në protestë ditën e nesërme në Tiranë që do nisë rreth orës 11 të paradites.