Vendosni fjalën kyçe....

Pyetja e studentit për Ramën: Në 2018-ën the që jemi ngelës, po tani çdo na quash varfanjakë apo pabuksa


Studentët e Universitetit Bujqësor kanë marshuar sot në këmbë nga Instituti drejt qendrës së Tiranës. Aty ndalën edhe marshimin e tyre për të bërë një pushim disa orë dhe për t’u rikthyer në orën 17:00.

Gjatë kësaj proteste, një student iu drejtua me një pyetje kryeministrit Edi Rama.

“Na tha në 2018 se kanë dalë disa student ngelës në protestë. Tani kam një pyetje për Edi Ramën, çfarë jemi varfanjakë, pabuksa, lapera apo ndonjë nga ato fjalët që na ke mësuar ti.”- u shpreh studenti  me megafon duke tërhequr vëmendjen e medieve dhe të pranishmëve.

Studentët kanë paralajmëruar se nuk do ndalen derisa të ulen çmimet e karburanteve dhe të produkteve të shportës.