Vendosni fjalën kyçe....

Rusia kufizon aksesin në “Instagram”: Po lejon thirrjet për dhunë ndaj nesh


Rusia tani ka konfirmuar se do të kufizojë aksesin në “Instagram”.

Kjo vjen pasi kompania mëmë e faqes sociale, Meta, ndryshoi rregullat e saj në disa vende për të lejuar shprehjen e ndjenjave të dhunshme ndaj forcave ruse, por jo ndaj civilëve rusë.

Rregullatori i medias i Rusisë thotë se “Instagram”-i po shpërndan materiale duke bërë thirrje për akte të dhunshme që duhet të kryhen kundër qytetarëve rusë, citon BBC.

Nuk është ende e qartë nëse “Instagram”-i do të bllokohet plotësisht apo do të kufizohet në ndonjë mënyrë tjetër.

Qasja në “Facebook” që ndodhet gjithashtu në pronësi të “Meta”-s, si dhe e “Twitter”-it është gjithashtu e kufizuar.