Protesta po zhvillohet në ambientet e universitetit ndërsa arsyet përse po protestojnë janë të shumta:
Studentët e Korçës kanë bojkotuar mësimin këtë të premte dhe kanë protestuar para universitetit F.S. Noli.
Me pankarta nëpër duar, ata i bashkohen protestave në të gjithë vendin kundër rritjes së çmimit të naftës.
“Mos të bëhet heshtja jonë, gazi i botës” – shkruhet në një prej pankartave.
Ata protestojnë për:
1. Rritjen e çmimit të naftës.
2. Rritjen e çmimit të biletave të transportit, një kosto e shtuar e
studentëve që udhëtojnë çdo ditë për në Korçë.
3. Rritjen e çmimit të shportës së ushqimeve.
4. Për papunësinë.
Studentët protestues kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisë me paketa lehtësuese për qytetarët.