Vendosni fjalën kyçe....

Studentët e UBT-së marshojnë drejt qendrës, thirrje efektivëve që tentojnë t’i ndalojnë: Hiqni uniformat, bashkohuni me ne


Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës kanë bojkotuar këtë të premte mësimin dhe janë ngritur në protestë kundër rritjes së çmimit të karburantit dhe të produkteve ushqimore.

Ata thërrasin “UBT proteston”, “ngrihuni nga kafja”, “fikni makinat” ndërsa i drejtohen në një marshim të kapur përdore qendrës së Tiranës.

Ndërkohë në rrugë janë mbledhur forca të shumta të policisë të cilët u bëjnë thirrje studentëve mos të bllokojnë rrugën.

“Hapni të paktën një korsi”- thotë një nga policët. Por studentët u përgjigjen: “Hiqni uniformat, bashkohuni me ne!”

Një tjetër nga deklaratat e tyre: “Ne s’jemi të varfër, ne jemi të vjedhur“.