Vendosni fjalën kyçe....

Studentët ndalin marshimin: Në orën 17:00 do jemi para Kryeministrisë


Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës e kanë ndalur protestën e tyre në qendër të qytetit dhe kanë vendosur të protestojnë përsëri disa orë më vonë para Kryeministrisë, aty ku kishin edhe planin që në fillim.

 “Shkoni te konviktet e qytetit student. Ne do mblidhemi kështu përkohësisht për disa minuta. Në orën 17:0 do jemi te kryeministria. Sot nesër dhe çdo ditë.”– tha një prej studentëve,

Ata po marrin një pushim pas lodhjes që patën duke ecur në këmbë që nga universiteti i tyre dhe përplasjes së patën me policinë në rrugën e Durrësit.

Një tjetër studente u shpreh se nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër përveçse të luftojnë për atë që kanë arritur deri tani.

“Sot në orën 5 do jemi sërish te kryeministria për të protestuar. Ne mësimin po e lëmë. Ne të penalizuar jemi.

Ne jemi çdo ditë 8 orë në punë. Kur ne punojmë na duhet të heqim dorë nga shumë leksione. Ne ose duhet të kthehemi andej nga kemi ardhur ose duhet të luftojmë për të mbajtur atë që kemi arritur. Tani po bëjmë një bashkëbisedim me studentët.”-u shpreh e reja.