Vendosni fjalën kyçe....

Tensionohet protesta në Korçë, Edmond Spaho përplaset me policinë: Largohu mos më prek


Paralelisht me protestën e studentëve të UBT-së në Tiranë, po protestohet edhe në Korçë kundër rritjes së çmimeve të karburantit dhe të produkteve të shportës.

Mirëpo protesta ka përshkallëzuar në një përplasje fizike med deputetit Edmond Spaho i cili ishte i pranishëm në protestë, me efektivët e policisë.

Spaho i ka kërkuar disa herë policit që të largohej dhe mos ta prekte pasi ishte në të drejtën e tij të protestonte. Të tjera konfrontime ka patur edhe mes qytetarëve të tjerë dhe policisë në këtë protestë.

Pjesë nga debati:

Spaho: Mos më prek me dorë
Polici: Vazhdoni andej!
Spaho: Ju lutem, mos më dorë. Kam të drejtë të protestoj!