Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj i kërkon Bashës dorëheqjen: Berisha s’ka vend në PD po ti kryetar duhet të tërhiqesh


Nënkryetari i PD-së Alibeaj ka kërkuar dorëheqjen e kreut të PD-së Basha.

Gjatë fjalës së tij në bledhjen e grupit parlamentar të thirrur nga Basha e që po zhvillohet në selinë blu, numri dy i saj ka thënë se Berisha nuk ka më vend në PD por duhet që edhe Basha të dorëhiqet.

Alibeaj ka theksuar se tre pjesët që përfaqësojnë sot për sot qëndrimet në PD duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët e të japin sinjale bashkimi.

“Unë jam në koherencë të plotë me qëndrimin tim se Sali Berisha nuk ka më vend në PD, por ti kryetar duhet të tërhiqesh. Historia ka nisur ne 9 shtator nga vendimin që ju morët. Ju thatë që mbaj koston e vendimmarrjes. Është hijshme që të ketë koherencë. 1/3 e atyre që qëndroi, 1/3 që u keqpërdor nga Sali Berisha, 1/3 e heshtur.Na duhet t’u japim sinjale bashkimi. Vendimi yt kishte qëllim të mirë, por nuk ia dolëm. Kam dy alternativa. E para, nuk e shoh dot PD-në që të ngjitet pas Sali Berishës. Nuk është alternativë. Merreni si të doni, emocionale, personale. Ne duhet të japim sinjale bashkimi. E dyta, duhet t’u japim shans të tre pjesëve që të bashkohen. Procesi duhet të jetë i sinqertë. Propozoj që përderisa këto dy pjesë e kanë një përfaqësim, e treta nuk e ka dhe ju thatë që jeni në funksion të zgjidhjes, ju të bëni hap pas, Berisha hap pas, te krijohet substanca e bashkimit, e sinqertë. Këtë shoh si mundësi.” – ka thënë Alibeaj në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së.