Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Bashës i kërkova tërheqjen, u shpreh i gatshëm për zgjidhje


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se në mbledhjen e Grupit Parlamentar që zgjati rreth 5 orë i ka kërkuar Bashës të tërhiqet.

Madje ai kërkoi edhe tërheqjen e Berishës që sipas tij një tërheqje e të dyve do ishte rruga që PD-ja të ecte përpara.

Ai tha se Basha u shpreh i gatshëm që të gjendet një zgjidhje.

I kam kërkuar që Basha të tërhiqej së bashku me zotin Berisha. Një tërheqje e të dyve do të ishte rruga për të ecur përpara dhe PD të bëhet alternativë qeverisëse.

Duhet të gjejmë një zgjidhje përtej dy individëve që kanë shkaktuar këtë problem. Do të duhen të dy të tërhiqen që të gjejmë rrugën e bashkimit të demokratëve

Basha u shpreh i gatshëm për zgjidhje. Demokratët kanë nevojë për zgjidhje, zgjidhja vjen përmes bashkimit.

Interesi i PD do të duhet të prevalojë mbi çdo interes personal. Basha iu ofrua grupit parlamentar duke qene në dispozicion të zgjidhjes

Të dy janë kthyer në problem për PD dhe të dy duhet të tërhiqen për ti dhënë zgjidhje problemit”-deklaroi Bardhi.