Kreu i PD-së Basha do mbledhë sot në orën 11:00 grupin parlamentar.
Mbledhja vjen pas rezultatit zhgënjyes në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.
Humbja ka sjellë jo pakm reagime brenda kampit blu me një pjesë deputetësh që kanë kërkuar dorëheqjen e kryedemokratit dhe çeljen e garës për zgjedhjen e një tjetër lideri.
Ndërsa një pjesë e tyre kanë kërkuar largimin e Bashës dhe çelken e garës, një pjesë e kushtëzojnë largimin e Bashës me atë të Berishës.
Vetë Basha në deklaratën e parë pas 6 marsit ka pohuar se është në proces reflektimi të thellë dhe se është i gatshëm të bëjë çdo gjë për të mirën e PD-së por ka paralajmëruar se vendimi do vijë pas reflektimit.