Vendosni fjalën kyçe....

Basha tha se do bëjë hapa pas, Alizoti: E ka taktikë, nuk do dorëhiqet


Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti në një prononcim për mediat pasi doli nga mbledhja në selinë blu e cilësoi taktikë të Bashës deklaratën se do bëjë hapa pas pas humbjes në zgjedhjet e 6 marsit.

Alizoti tha se Basha nuk do japë dorëheqjen dhe qëndrimi në pushtet është model putinist.

Një pjesë e madhe është për dorëheqje , të gjithë folën në mënyrë brilante, të vish në 2022 e të gjesh një parti që më kujton partinë popullore, nuk është parti dhe duam të jemi pjesë e perëndimit, çdo kryetar duhet të jap dorëheqjen, modeli putinist është të rrish në pushtetet. Ka përdorur hap pas, dorëheqja është dorëheqje, ai nuk do dorëhiqet, mban përgjegjësi personale, e deklaron para popullit, mbaj përgjegjësi, dhe kjo nuk ndodhi, po shkon në një psikozë, nuk është parti politike dhe duhet që ndonjëherë të hapësh krahun, të marri frymë një parti, pse është kaq e vështirë.. Është bërë kopsht fëmijësh. Një hap pas? Është taktikë, kaq. A do të mblidhni firmat? Nuk e përjashton dot Bashën, mban qëndrimet e tij, jemi të gjithë në një qëndrim, është rast i rrallë në univers?”, tha Alizoti.