Vendosni fjalën kyçe....

Lapaj thirrje qytetarëve: Mos u tërhiqni më, kjo është mundësia juaj, çojeni deri në fund


Aktivisti i shoqërisë civile Adriatik Lapaj ka folur në protestën e sotme të qytetarëve para kryeministrisë.

Ai ka bërë thirrje që qytetarët të mos dorëzohen e të mos tërhiqen nga kërkesat e tyre pasi kjo është mundësia e tyre.

“Unë nuk kam zë sot fatkeqësisht, po kam vetëm një fjalë për ju. Mos u tërhiqni më, mos u tërhini më. Kjo është mundësia juaj, luftoni, çojeni deri në fund. Larg duart nga xhepat e qytetarëve, jeni më të mirët.” – tha Lapaj.

Ndërkohë një tjetër protestuese u ka bërë thirrjë qytetarëve që të ngrihen në këmbë. Protestuesja e njohur si Nënë Liza tha se qeveria u ka prishur shtëpitë qytetarëve dhe ka varfëruar vendin.

“O popull çohuni në këmbë, se nuk ka rrugë ndryshe. Unë jam nën Liza. Kam derdh gjakun e djersën për ato shtëpia. Duam bukë e duam shtëpia. Kemi pensionin 100 mijë lekë. Shtëpitë e tyre i kanë ndërtu ndërsa të popullit shqiptar i kanë shkatërru.” – tha Liza Marku.