Presidenti Meta ka bërë thirrje për lirimin e personave të arrestuar gjatë protestave të ditëve të fundit në vend.
Teksa ka postuar një video me dron nga protesta para kryeministrisë kreu i shtetit shkruan se ky është populli shqiptar i jashtëzakonshëm që meriton respekt e përulësi nga klasa politike.
“Ky është populli ynë i jashtëzakonshëm, që meriton respekt dhe përulësi nga e gjithë klasa politike!
Lironi studentët, gratë dhe rininë tonë patriotike!” – shkruan Meta.