Vendosni fjalën kyçe....

Meta poston videon: Skandal që meriton ndëshkim ligjor, dhunë e pajustifikuar e dënueshme e Policisë së Shtetit

 

Presidenti Meta ka kërkuar ndëshkim ligjor për dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve në protestat e djeshme.

Kreu i shtetit u ka kërkuar qytetarëve e gazetarëve që të denoncojnë dhunën e policisë ndaj protestuesve.

Meta thekson se se protestat paqësore janë demokraci.  

“SKANDAL QË MERITON NDËSHKIM LIGJOR! Por nëse nuk do të kishte gazetarë çfarë duhet të ndodhte më keq?! Duke i përgëzuar të gjithë reporterët për pasqyrimin me objektivitet të protestave qytetare, i inkurajoj të publikojnë me paanësi aktet e paligjshme. I ftoj gjithashtu të gjithë qytetarët të “shndërrohen” në gazetarë dhe të denoncojnë abuzimet dhe dhunën e pajustifikuar, të papranueshme dhe të dënueshme të çdo punonjësi të Policisë së Shtetit. Një BRAVO E MADHE për çdo gazetar dhe qytetar që nuk zmbrapset dhe frikësohet nga aktet e dhunës të pajustifikueshme, por i pasqyron ato me guxim. PROTESTAT PAQËSORE JANË VETË DEMOKRACIA!” – shkruan Meta