Mijëra qytetarë janë mbledhur në Sheshin Skënderbej në protestën e paralajmëruar kundër rritjes së çmimit të karburanteve e ushqimeve në vend.
Me pankarta në duar ata kanë lëshuar thirrje kundër qeverisë ndërsa kanë kërkuar uljen e menjëhershme të çmimeve të produkteve.
Pas mbledhjes në shesh ata kanë nisur marshimin drejt kryeministrisë.