Altin Goxhaj, i cili parashikoi i pari ndarjen e Sali Berishës me Lulzim Bashën ka shkruar lidhur me zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, ku tashmë krydemokratit po i dalin kundër edhe mbështetësit e tij të afërt në përplasjen me liderin historik.
Tezat e Goxhajt janë përdorur edhe nga “Foltorja” në sulmet ndaj Lulzim Bashës dhe George Sorosit.
Goxhaj në shkrimin e tij ka hedhur disa teza ndryshe, se pse po e shesin Bashën mbështetësit e tij si dhe rolin e Ambasadores Yuri Kim dhe spekulantit George Soros në “fundosjen” që po i bëjnë drejtuesit aktual të PD-së.
Goxhaj në një tezë të tijën thotë se Rama e ka shitur Bashën në 6 mars duke e quajtur lojë të kryeministrit për të kontrolluar Veliajn nga frika e ndonjë “kafshimi rrethanor”.
Shkrimi i plotë i Altin Goxhajt:
Nëse doni të kuptoni se çfarë po ndodh, më lexoni dhe më gjykoni pas disa muajsh deri në Zgjedhjet Lokale 2023
Pse po e shesin Bashën të gjithë (sidomos të vetët)?
A e shiti Rama në 6 mars (ndaj dhe po sakatosin edhe korbat e veta sepse pa Ramën s’vlen 2 lekë)?
Po Yuri Kim dhe Soros a u ka mbet Basha në dorë si derri maç (ndaj dhe po e fundosin në tavolinën e pokerit),
Kush është rreziku që sjell Basha si kurban i ritualit të Soros?
Në 6 Mars Basha veç e konfirmoi të futurën thellë që i bëri Rama që para fushatës.
Jo më kot të vetët po justifikoheshin se ishin të habitur nga rezultati zgjedhor ndërkohë që ne shqiptarët u habitëm se si ata habiteshin.
Çdo njeri me mënd minimale në kokë e di se Berisha ka shumë më tepër vota se Basha, madje në Zgjedhjet Lokale dhe aq sa mori Basha, i mori se ata që do zgjidhnin Berishën në fakt janë më shumë por nuk u paraqitën në kuti votimi.
Arsyeja e “habisë” të “Bashistëve” të Parlamentit ishte pikërisht se ata prisnin ato votat e Ramës që do ndihmonin Bashën të kalonte Berishën të paktën në gjysmën e Bashkive (sa për ta Delegjitimuar Berishën dhe Legjitimuar Bashën)
Sepse Basha para fushatës priste (dhe kishte garantuar të vetët) për vota nga Rama, aq sa për të dalë i dyti të paktën në Vorë (me makinat ruletë elektronike të Soros), Peshkopi, Rrogozhinë apo Lushnjë (me administratën lokale dhe bizneset lokale pranë qeverisë).
Arsyeja pse Rama nuk i lëshoi rrugë ha debat por më shumë kanë gjasë këto arsye komplementare:
Rama konfirmoi “legjitimitetin” si sovran absolut i Shqipërisë “demokratike”:
Ramës i duhej me çdo kusht një superkonfirmim personal që gëzon pushtet legjitim në 60 bashki jo thjesht për shkak braktisjes nga Opozita në 2019 dhe ai është Sundimtari Legjitim i Shqipërisë (e tha dhe sot që ai ka legjitimim më të fortë se kurrë nga vetë populli me zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të pakontestuara, madje edhe në 6 Mars dhe s’janë ndjen as për 4 ditë dhe as për 4 vjet protesta). Ndaj i vlente çdo votë për vete dhe asnjë votë për Bashën!
Rama i vuri gur të rëndë në kokë gjarprit Veliaj nga frika e ndonjë kafshimi rrethanor:
Ramës nuk i hyn më në punë Basha tashmë që është bërë “Lider Global” (edhe për shkak të Ukrainës dhe karriges në Këshillin e Sigurimit).
Ai ka hallin e Veliajt si i vetmi rrezik aktual për pushtetin e tij absolut sepse prezenca e gjarprit Veliaj e mban në presion pritjeje kafshimi të papritur (sipas një kurthi të ngeshëm si gjarpri nën gurë) në intriga ndërkombëtare për shkak të aksidenteve lokale (skandale të nxjerra në tavolinë për shkak të përplasjeve të brendshme) apo rrethana të papritura ndërkombëtare.
Duke qenë se Veliaj ka disa muaj që ka filluar fushatën elektorale 2023, ai duhet të ndihet sa më i dobët dhe i rrezikuar nga një Opozitë e përqendruar në koordinimin e Berishës (i cili është vetë në hall që të sigurojë fitore në 2023 për shkak të statutit të ri të PD që Kryetari humbës jep dorëheqje)!
Sa më i rrezikuar Veliaj aq më shumë ja shtyp kokën Rama madje edhe më shumë nëse mund të humbasë.
Kjo e bën Veliajn më besnik për shkak të varësisë absolute të karrierës në fije të perit.
Mos harrojmë hakmarrjen e Ramës për shkak të rolit të Veliajt (dhe Johnas Rolett) në Ëashington, 24 orë përpara shpalljes “non grata” të Berishës pra pëlcitje pa u bërë gati kushtet disa mujore siç kishin planifikuar Soros, Rama dhe Basha (që do vinin në gjumë Berishën sa të instrumentalizohej një goditje e gjithanshme mediatike, penale dhe ndërkombëtare pas Shtatorit 2021).
Ndërkombëtarët, Yuri Kim dhe Soros po e konsiderojnë Bashën si aset të falimentuar (ndaj po çlirohen prej tij):
Ndërkombëtarët dhe Soros janë diskredituar nga roli i tyre si shkatërrues të Opozitës, emërimit të saj, por dhe rrezikut të papritur të krijimit të një force sovraniste konservatore antisoros ç’ka prish balancat e kontrollit globalist në rajon dhe përbën shembull të keq për Pushtetin Globalist.
Më mirë të zbusin një Opozitë të Re duke e negociuar që të heqë dorë nga AntiSorosizmi, Sovranizmi dhe Konservatorizmi se sa të ndikojnë në përshkallëzimin ideologjik.
Atëherë ata po shesin Bashën duke negociuar me mbeturinat e Bashës që të negociojnë me Opozitën e Berishës për tu bashkuar duke ruajtur linjat e marrëdhënieve ndërkombëtare me të djathtën e qendrës (investim i vjetër i PD tashmë nën kontrollin ndërkombëtar të Soros) duke hequr dorë nga konservatorizmi, sovranizmi, pse jo trampizmi i ofruar nga Kokalari, dhe sidomos antisorosizmi (“Soros është armiku më i rrezikshëm i Shqipërisë dhe shqiptarëve”).
Dhe Yuri Kim si krupierja e pokerit të Soros në Shqipëri po e shet Bashën sepse edhe për shkak të lëvizjeve të Ramës po e shohin që Basha është lojtar që mund ti marrë në qafë gjithë tavolinën, ndaj ja vlen të sakrifikohet!
Kjo shpjegon edhe shkallën e agresivitetit të “Bashistëve” parlamentar sidomos atyre që vijnë nga zyrat e Soros dhe shkojnë në zyrën e Yuri Kim dhe ambasadorëve.
Konkluzion mbi efektin tek opozita e rithemeluar:
Rreziku i vetëm që ka kjo histori është kompromisi i rrezikshëm që mund të sjellë bashkimi i Opozitës duke hequr dorë nga konservatorizmi, sovranizmi dhe sidomos AntiSorosizmi.
I vetmi që e ka në dorë këtë gjë quhet Sali Berisha! Këtu duhet të fokusohemi të gjithë në ditët në vazhdim.
Si do sillet Berisha me këtë pozicionin politik dhe ideologjik çështje do të jetë e ardhmja e Shqipërisë:
Do qëndrojë nën kthetrat e Soros deri në frymën e fundit apo do çlirohet përgjithmonë dhe do shpëtojë!