Teksa një banor i Unazës së Re ka lëshuar akuza ndaj kreut të PD-së Basha për tradhëtimin e kauzave të qytetarëve, një grup organizatorësh e protestuesish kanë kërkuar që në tubim të mos bëhen thirrje për partitë politike.
Ata kanë thërritur poshtë politika dhe se nuk ishin në shesh për partitë po për abuzimet e qeverisë.
“Poshtë politika, poshtë politika. Nuk jemi për partitë politike, jemi për abuzimet e qeverisë, partitë politike nuk kanë punë këtu, ne jemi këtu për hallet tona.” – thërritën një pjesë e tyre.