Vendosni fjalën kyçe....

Protesta kundër rritjes së çmimeve edhe në Durrës dhe Elbasan


Protesta në Durrës

Pasditen e kësaj të shtune, qytetarët në Durrës dhe Elbasan kanë dalë për të protestuar kundër rritjes të çmimeve të naftës dhe produkteve të ushqimeve.

 Me thirrjen ”Rruga është e jona”, protestuesit kanë mbajtur të bllokuar aksin rrugor Durrës-Ura e Dajlanit, te stacioni i trenit. Më pas ata janë zhvendosur drejt qendrës së qytetit.

Në Elbasan, dhjetëra  qytetarë protestuan në Sheshin Gensher me të njëjtën kauzë kudër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve të shportës së konsumit.

Folësit u shprehën se janë të gatshëm të marrin përsipër kostot e krijuara nga lufta në Ukrainë, por jo të përfitohet nga kjo situatë për të rritur abuzivisht çmimet. Qyterët protestues u shprehën se protestat nuk do te ndalen derisa të merren masa për frenimin e “çmendurisë” së çmimeve”.

Paraditen e sotme, qytetarët protestuan më shumë se 3 orë në Tiranë dhe paralajmëruan se do të rikthehen sërish nesër në orën 11:00 me të njëjtin itinerar. Protesta ka patur edhe në qytete të tjera si: Korça, apo edhe Lushnja në ditët e mëparshme.